Rama: “Listë e zezë” për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, kantieret e ndërtimit 24 orë monitorim me kamera

Rama: “Listë e zezë” për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, kantieret e ndërtimit 24 orë monitorim me kamera

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e start up-it për financimin e sektorit të ndërtimit, nga Qendra për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, paralajmëroi hartimin e një “liste të zezë” për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat dhe monitorimin 24 orë me kamera të kantierëve të ndërtimit.

Ai paralajmëroi se projektet e mëdha nuk mund të realizohen bazuar në shitjet në gropë dhe klering.

Rama deklaroi se do të bëhet intensive pjesëmarrja në panaire të mëdha të real estate, të pasurive imobiliare për të prezantuar projekte, investimet potenciale dhe për të prezantuar investitorët apo palët e interesuara. 

Këto projekte të mëdha nuk mund t’i realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kleringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. 

Do të hartohet një listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat dhe do të ketë pamundësi për të marrë leje ndërtimi. 

Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit.

Ai tha se projektet me arkitektet e huaj kanë ngjallur interes, që ka filluar të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. 

Sipas tij, nuk është më vetëm një interesim kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve.

Bëhet gjithë ajo punë për t’i filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjeja shkon në një drejtim të paditur, në një pjesë të madhe të rasteve. 

Unë nuk po diskutoj detaje të vogla, por edhe volume që ndryshojnë. Këtu natyrisht që nga një anë është detyra jonë që ta adresojmë këtë problematikë, përmes masave të reja ligjore që patjetër duhet të përfshijnë arkitektin si personin garant që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. 

Nga ana tjetër kjo është edhe çështje vetëdije për të aksesuar këtë treg komplet të ri financiar që mund të bëhet burim i shpejtë të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet të para shitja dhe të mos tek kleringu. 

Janë dy forma që ishin të kuptueshme për një periudhë të caktuara kohe, por nuk janë të kuptueshme sot. 

Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë, si do të arrijmë që projektet t’i realizojmë besnikërisht.

Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. 

Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin apo devijimin e projektit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy