
Lindja e fëmijëve i shton 11 vjet moshës biologjike të një gruaje dhe e përshpejton procesin e plakjes më shpejt se cigarja dhe obeziteti. Studiuesit e George Mason University në Virxhinia kanë matur gjatësinë e telomereve, seksioni i fundit i kromozomit që lidhet me jetëgjatësinë, te gratë me fëmijë. Rezultatet e studimit, të botuara në revistën “Human Reproduction”, treguan se gjatësia e telomereve ishte e njëjtë me gratë me moshë 10 vjet më të madhe.
“ Edhe ne u habitëm nga këto rezultate. Lindja është e barabartë me pothuajse 11 vjet përshpejtim të plakjes qelizore”, thotë dr. Anna Pollack, autore e studimit.
Duket se edhe numri i lindjeve ka një rol të madh. Gratë me 5 apo më shumë fëmijë u vu re se kishin telomere shumë më të shkurtra në krahasim me ato që kishin vetëmnjë fëmijë.
Shkurtimi i telomereve lidhet me sëmundjet kronike dhe vdekshmërinë. Mëmësia i shkurton telomeret me rreth 4.2 %, një ndikim ky më i madh se duhanpirja apo të qenit mbi peshë.
Për studimit janë analizuar të dhënat e 1900 grave të moshës 20-44 vjeçe, të cilat kanë marrë pjesë në Vëzhgimin Kombëtar mbi Shëndetin dhe Ushqyerjen.
Studiuesit thonë se rezultatet e analizës së tyre duhen interpretuar me kujdes.



