BE hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar ndaj Covid (VIDEO)

BE hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar ndaj Covid (VIDEO)

Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord që të hapin në bllok kufijtë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Covid-19.

Agjencia AFP njofton se sipas burimeve të brendshme ka pasur një  takim mes diplomatëve në Bruksel.

Duket se BE me nisjen e sezonit turistik do të hapë dhe kufijtë për personat që janë vaksinuar plotësisht me dy doza.

Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja  e Jugut dhe Izraeli do tu lejohet të hyjnë në bllok edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ.

Portugalia dhe Greqia janë ndër vendet që kanë mirëpritur tashmë turistë në Mbretërinë e Bashkuar, por  lëvizja e lirë në të gjithë BE do të rrisë shanset për turizmin gjatë verës.

Ambasadorët e BE kanë rënë dakord për të lejuar  personat e vaksinuar të Britanisë dhe vizitorët nga vendet e tjera të treta të hyjnë në bllok. Vendim zyrtar do të merret të premten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy