Itali, 29-vjeçari shqiptari kapet me 3.5 milionë euro kokainë

Itali, 29-vjeçari shqiptari kapet me 3.5 milionë euro kokainë

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në Bolonja, pasi u kap me një sasi prej 3.5 kg kokainë. Asllan Luka është arrestuar gjatë kohës që po transportonte drogën me një makinë tip “Jeep Grand Cherokee”, raportojnë mediat italiane.

Kokaina u kap në 30 dhjetor dhe nëse do të shitej në treg, ajo kapte vlerën e 3.5 milionë euro. Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të policisë, por ishte pikërisht sjellja nervoze e shqiptarit që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenëve anti-drogë.

Makina u çua në një ofiçinë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur. Asllan Luka, rezulton banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-ës, ndërkohë që praktika për rinovimin e ‘letrave’ është në vazhdim.

Makina tip “Jeep“  rezultoi se ishte në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Luka është person me precedent të mëparshëm penal për shpërndarje droge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy