Të ftuar në studion e Zgjihu me MCN këngëtari Juli Tollozhina dhe kitaristi Ardi Corbaxhiu kanë ndezur skenën me performancat e tyre live duke kënduar serenata.
Ata thanë se serenatat janë ato këngë të cilat do apo jo të gjithë njerëzit përfshihen vetë.
Ata tregojnë për bashkëpunimin e tyre për të cilin shprehen se kanë 30 vite që bëjnë muzikë dhe këndojnë sëbashku.
Te serenatat njeriu do apo nuk do përfshihet vetë dhe ne nga i gjithë repertori ynë më shumë na pëlqejnë serenatat pasi i përshtaten dhe zonës nga vijmë, Pogradeci. Gjatë të gjithë verës kemi qenë të ngarkuar me muzikë live, dhe vazhdojmë akoma të kemi porenotime. Gati 7 muaj pa shkëputje, që nuk kemi bërë asnjë ditë pushim, vetëm ditëm mund të flemë pak orë gjumë. Kemi 30 vite që bashkëpunojmë me njeri-tjetrin, ka qenë muzika ajo që na ka lidhur fillimisht.



