
Kryeministri Edi Rama ka firmosur zyrtarisht shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, duke ia besuar këtë detyrë zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin “MCN Informacion”, deklaroi se pas gjithë kësaj lëvizjeje qëndron vetë kryeministri Rama, të cilin ajo e identifikon me figurën e “Nesti Angonit”, emri që përflitej si “denoncues anonim” në prapaskenat politike ndaj Veliajt.
Mendoj se lëvizjet e fundit të z.Rama demaskojnë faktin që Nesti Angoni ashtu sikundër e kemi thene ka qene pikërisht vet Edi Rama, që ka përpiluar atë dosje dhe ka dhënë urdhrat politikë ndaj Erion Veliaj, dhe besoj se te gjitha vendimmarrjet e fundit e dëshmojnë këtë gjë.
Shkarkimi i sotëm është në vazhdën e një lufte të brendshme politike brenda PS dhe asgjë me tepër.
Sipas saj, Veliaj nuk është hetuar për çështje të mëdha si inceneratorët, 5D, apo aferat e tjera të dyshuara korruptive, por më shumë për hetime pasurore dhe lidhje familjare.
Kemi protestuar 44 javë rresht jo vetëm kundër Veliajt, por kundër gjithë sistemit të korruptuar që ai përfaqësonte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Shkarkimi i tij duhej të kishte ndodhur shumë më herët. Ishte një kërkesë e vazhdueshme e opozitës për të çliruar Tiranën dhe për t’ia kthyer qytetin qytetarëve.
Lëvizjet e fundit të Ramës e vërtetojnë atë që kemi thënë prej kohësh se vetë Rama qëndro pas dosjeve dhe goditjes politike ndaj Veliajt.
Ky vendim është pjesë të një lufte të brendshme brenda Partisë Socialiste, dhe jo si reflektim ndaj kërkesave qytetare apo presionit opozitar.



