Kryeministri Rama: Alvini po kthehet në shtëpi (VIDEO)

Kryeministri Rama: Alvini po kthehet në shtëpi (VIDEO)

11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS.

Alvin Berisha, ka dalë nga kampi i refugjatëve në Siri dhe tashmë i lirë në Damask.

Mëngjesin e kësaj të enjte, Alvini është dërguar në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Ai pritet që të mbërrijë në kryeqytetin Beirut të Libanit përe të marrë avionin drejt Romës.

Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

“Djali aktualisht ndodhet në Damask, jam duke pritur që ai të niset drejt Romës”, tha ai.

Prej katër ditësh operacioni për shpëtimin e Alvinit është kryer nga organizata “Gjysmë hëna siriane”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, si dhe me insistimin e jashtëzakonshëm të autoriteteve italiane.

Kryeministri Edi Rama reagon për nxjerrjen e vogëlushit shqiptar Aklvin Berisha nga kampi Sirian.

Rama ka publikuar një foto të Alvinit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili duket se është angazhuar dhe ka shkuar vetë ta marrë vogëlushin.

“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin...”, shkruan Rama në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy