Papa: Me nivelin e Biden, fitorja e Trump do të jetë e thellë. Amerika meriton më mirë

Papa: Me nivelin e Biden, fitorja e Trump do të jetë e thellë. Amerika meriton më mirë

Autori i emisionit “Fokus” Robert Papa, përballjen mes dy rivalëve amerikanë për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, kreut aktual Joe Biden dhe Donald Trump, e cilësoi si shoë.

I lodhshëm, i mërzitshëm, i turpshëm, debati nuk është thelbësor, është një shoë.

Nuk duhet të zhvillohet një debat i dytë, por falë Zotit këtë vend nuk e drejtojnë presidentët, por korporatat, elitat.

Me nivelin e presidentit Biden, fitorja e Trump do të jetë e thellë.

Një 80-vjeçar nuk është shumë, por Amerika meriton më mirë.

Drupal Ad

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, mbi mundësinë e një kandidati tjetër në vend të Biden, Papa tha se flitet për guvernatorin e Kalifornisë, atë të Miçigan dhe Michelle Obama.

Gjithçka pasi sipas tij, ka dalë ideja që të ketë një konventë të hapur dhe aty mund të ketë përplasje, Biden të tërhiqet dhe aty të ketë një kandidat.

Por unë them që ai që luan telat mbetet Obama. Biden është peng i grupit që quhet progresiv radikal.

Amerika meriton më mirë, me kandidatin Biden përballë, Trump fiton. Debati u zhvillua katër muaj larg zgjedhjeve, do të harrohet.

Në poll-et e Gallup, mbi 60% është fitues Trump. Të gjitha gjasat janë që fituesi të jetë Trump.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy