
Indonezia po heton transportuesin lokal Batik Air pasi të dy pilotët u zbuluan se kishin fletur për 28 minuta në mes të fluturimit.
Dy pilotët të cilët janë pezulluar përkohësisht, ranë në gjumë gjatë një fluturimi më 25 janar nga Sulawesi për në kryeqytetin Xhakarta.
Njëri prej tyre thuhet se ishte i lodhur duke ndihmuar në kujdesin për binjakët e tij të porsalindur.
Airbus A320 doli për pak kohë nga kursi, por u ul i sigurt, me 153 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të padëmtuar.
Piloti 32-vjeçar i kishte thënë bashkëpilotit të tij që të merrte kontrollin e avionit rreth gjysmë ore pas nisjes, duke thënë se duhej të pushonte.
Sipas një raporti nga ministria e Transportit, bashkë-piloti 28-vjeçar ra dakord.
Por, pa dashje edhe bashkëpilotin tjetër e zuri gjumi. Sipas raportit, gruaja e tij sapo kishte sjellë në jetë binjakë prej një muaji dhe se ai po ndihmonte në kujdesin e fëmijëve.
Kontrolli i trafikut ajror të Xhakartës u përpoq të kontaktonte kabinën e Batik Air A320 pas transmetimit të tyre të fundit të regjistruar, por nuk mori asnjë përgjigje.
Heshtja e radios zgjati 28 minuta derisa piloti kryesor u zgjua dhe kuptoi se edhe bashkëpilotin e tij e kishte zënë gjumi. Ai zbuloi gjithashtu se avioni kishte devijuar për pak kohë nga kursi.
Më pas pilotët iu përgjigjën thirrjeve nga Xhakarta dhe e ulën avionin në mënyrë të sigurt.
Testet mjekësore para fluturimit vlerësuan se burrat ishin të aftë për të fluturuar. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës së tyre ishin normale dhe testet e alkoolit dolën negative.
Por ndërsa pilotët dukej se ishin plotësisht të pushuar, testet dështuan për të përcaktuar nëse cilësia e pushimit të tyre ishte e mirë, tha eksperti i aviacionit Alvin Lie për BBC Indonesian.
Autoritetet tani kanë kritikuar Batik Air për incidentin, ku kreu i transportit ajror të Indonezisë, Kristi Endah Murni, deklaroi se se Batik Air duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kohës së pushimit të ekuipazhit të tyre.
Në vitin 2019, e njëjta linjë ajrore u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi pilotit i ra të fikët.



