Rifillojnë fluturimet midis Greqisë dhe Maqedonisë pas bllokadës 12-vjeçare

Rifillojnë fluturimet midis Greqisë dhe Maqedonisë pas bllokadës 12-vjeçare

Rifilluan sot fluturimet e drejtpërdrejta nga Athina në Shkup. Në fluturimin e parë nga Athina në Shkup ndodhej në bord dhe zëvendëskryeministri maqedonas, Bujar Osmani.

Ai e vizitoi Athinën pas arritjes së marrëveshjes, në të cilën Maqedonia u zotua të ndryshojë zyrtarisht emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Me disa postime në Twitter, Osmani tha se Greqia ishte bërë "aleati më i madh" dhe se "rivendosja e korridorit ajror" simbolizonte marrëdhëniet e përmirësuara.

Flurimi i kompanisë “Olympic Air” u nis për në Shkup nga kryeqyteti helen në orën vendore 18:40.

Rinisja e fluturime dy herë në javë, pason votimin nga parlamenti i Maqedonisë për fillimin e procedurës për ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lidhja ajrore u pezullua në vitin 2006 kur ish-qeveria e djathtë e Shkupit zgjodhi të emërojë aeroportin e kryeqytetit pas Aleksandrit të Madh.

Kalimi i marrëveshjes është vendosur si kusht për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe përfundimisht BE.

Në një votim dramatik, Zaev arriti të mbledhë shumicën e dy të tretave të nevojshme për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese muajin e kaluar pasi deputetët e opozitës në parlamentin me 120 vende ranë dakord të miratojnë marrëveshjen e diskutueshme.

Duke hedhur poshtë kritikat nga nacionalistët në Greqi duke përfshirë partnerin e tij të vogël në qeveri kryeministri Alexis Tsipras thotë se është gjithashtu i vendosur të miratojë marrëveshjen, e cila tani shihet si një sukses i rrallë i politikës së jashtme.

Më parë këtë muaj, ministri alternativ i Greqisë për çështjet e jashtme përshkroi vazhdimin e rrugës direkte si "një zhvillim shumë pozitiv" që do të nxisë më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve.

Para përurimit të fluturimit, udhëtarët ishin detyruar të duronin një udhëtim prej tetë orësh nga Athina në Shkup ose të merrnin fluturime lidhëse përmes Stambollit ose Vjenës. "Jemi të kënaqur", tha Branko Geroski, një komentator politik në Shkup. "Do të hapë shumë mundësi për të udhëtuar. Athina vetë është një destinacion shumë i dëshirueshëm. Ky është një lajm i mirë dhe le të shpresojmë që çmimi [i një bilete ajrore] është shumë i mirë ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy