Fjalën e tij në Kuvendin e 11 dhjetorit, Sali Berisha e nisi me një falenderim për themeluesit e PD-së së dhjetorit të 90-s. Ai e cilësoi historik Kuvendin që po mbahet në Air Albania, një bashkim që sipas tij do të rithemelojë PD-në e dikurshme, duke i dhënë forcën më të madhe anëtarësisë.
Ky është kuvendi më triumfues në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite, kuvend që mblidhet në emër të lirisë së shqiptarëve. Është monument i rithemelimit të Partisë Demokratike. Ky është është Kuvendi i parë në histori i kultit të anëtarëve të PD. Ne vendosim të rithemelojmë forcën e madhe politike të Partisë Demokratike. Do ta shndërrojmë në partinë e idealeve fisnike, të interesit kombëtar, integrimeve euratlantike, por mbi të gjitha në partinë e qytetarit dhe anëtarit, në një forcë që nesdër në pushtet do të ketë në fokus hallet e qytetarëve shqiptarë. Një parti që do të ketë në qendër shtetin ligjor, barazinë para ligjit.
BERISHA: LULZIM BASHA NË 8 VITE NDËRTOI MONUMENTIN E HIÇIT
Lulzim Basha u faktua si kamp opozitar. Ai u përkul para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh Bashkisë së Tiranës. Të gjitha projekte të mbështetura nga qeveria e PD-së. Kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protesta. Zinxhiri I gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Çdo nismë që nisi, si me deus ex macina, e ndërpreu me urdhër të kushedi kujt nuk dihet. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Në 8 vite ndërtoi monumentin e hiçit. Dhe ne përfunduam një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore.



