Kreu i Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë Kamëz, Faik Basha në emisionin ka folur lidhur me shkeljet që kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka kryer për të cilën edhe e kanë denoncuar në SPAK. Duke renditur katër shkeljet e Sulit, Basha shprehet se kryebashkiakët nuk duan të jenë transparentë. Sipas tij, politika nuk ndahet dot nga krimi, pasi përmes njerëzve të inkriminuar kjo qeveri siguron dhe fitoren.
Është vetëm një mandat prej 4 vitesh ku shohim se gati 37% e kryetarëve të bashkisë kanë përfunduar në dyert e SPAK, kjo është e rëndë për një vend të vogël si Shqipëria e cila gati gjysma e drejtuesve lokale përfundojnë në akuzë për vepra korruptive. Mendoj se ky është vetëm fillimi sepse janë në fazën e grumbullimit të provave për të gjithë kryebashkiakët që kanë abuzuar me fondet duke vjedhur lekët e qytetarëve dhe në një proces të tillë kam përshtypjen se do kalojnë pjesa më e madhe e të zgjedhurve që grabitën zgjedhjet e 2023.
Ndërsa lidhur me kallëzimin ndaj Rakip Sulit, Basha tha se në qarkun e Tiranës, Kamza është bashkia e dytë sa i përket dhe rëndësisë ku ndodhet për zhvillimin e ekonomisë për qytetarët. Sipas tij, arsyeja pse e kanë dërguar në SPAK Sulin është një arsye që besoj se rrallë ndodh në bashkitë e tjera sepse shkeljet që kryen në këtë bashki janë goxha të rënda dhe ligji nuk ndjehet fare në atë bashki.
Ne kemi bërë një kallëzim duke filluar që në konstituimin e këshillit bashkiak i cili ka pasur mangësi të mëdha ligjore. Vota e qytetarëve të lëna nga vjedhja e masakra e 14 majit janë gati 17 mijë qytetarë që i kanë besuar opozitën, pra dhe nëse nuk kemi fituar jemi aty përfaqësues të interesave të qytetarëve. Nuk zbatohet ligji për qeverisjen vendore, për të pasur përfaqësinë e këshillit bashkiak. Nuk zbatohet ligji. E dyta mbledhjet e këshillit bashkiakë që duhet të kalojnë më parë në komisionet përkatëse sipas axhendës asnjë mbledhje e grupeve nuk kryhet. Axhenda e këshillit bashkiakë ndërtohet vetëm nga kryetari i bashkisë. Në komisione asnjë komision nuk funksionon. Nuk duan të bëjnë transparencë asgjë dhe votojnë online. Një tjetër shkelje për të cilën kemi kallëzuar është dhe mënyra se si bëhen tenderat. Pra ka disa shkelje të cilat sot po hetohen dhe duhet të hetohen deri në fund nga SPAK. Tenderat i kanë nxjerr me flamur të kuq, eliminohen operatorët konkurrues pa u futur në tender. Këto janë kryesisht shkeljet.
Ndërsa referuar pastrimit të politikës nga krimi, Basha u shpreh se kjo qeveri nuk e merr iniciativën, pasi kushdo që kandidon në një grupimin politik brenda një force politike kryetarët e atyre partive, sekretarët dhe gjithë stafi ka informacion të plotë për ata njerëz që do ti hedhë në fushatë për qytetarët.
Është dhe formulari i zakonshëm që dhe media është e njohur që ai kë të detyrueshëm të tregojë gjithë aktivitetin e tij nga fëmijëria dhe deri në momentin që kandidon. Pra duhet të tregosh të gjithë aktivitetin tënd, por nëse nuk e tregon këtë të vërtetë mbaj përgjegjësi dhe them se politika nuk do të shkëputet nga këta njerëz të inkriminuar pra vetëm nga këto statistika kupton se kryetari i kësaj force politike nuk do të shkëputet nga këta njerëz për shkak të votave. Nëse nuk do kishte këta njerëz nuk do fitonte dot.



