Pesë persona u ekzekutuan në veri të Francës. Këtë e ka bërë të ditur xhandarmëria e cila ka bërë të ditur se një person është vetëdorëzuar duke pretenduar se është autor i vrasjeve.
Katër viktimat e para, të vrarë pranë Dunkirkut, ishin dy roje sigurie dhe dy emigrantë, ndërsa personi i pestë u vra në Wormhout.
Motivi i krimit nuk është sqaruar ende.



