Piramida e papërfunduar, si gënjeu Veliaj për projektin pak para zgjedhjeve lokale

Piramida e papërfunduar, si gënjeu Veliaj për projektin pak para zgjedhjeve lokale

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, në 11 maj, Erion Veliaj, inauguroi me entuziazëm Piramidën e rijetësuar të Tiranës. Ai u shpreh se Piramida tashmë nuk do të jetë vetëm një ndërtesë, por do të shërbejë edhe si qendra më e madhe digjitale për të rinjtë e gjithë Shqipërisë.

Mirëpo edhe pse Veliaj e shiti Piramidën gjatë fushatës elektorale si një vepër të përfunduar, e vërteta rezulton ndryshe.

Në datën 15 maj, "Xhadat" bëri një vëzhgim te Piramida, por gjithë territori i saj ishte i rrethuar me gardh prej hekuri. Askush nuk lejohej brenda saj, për shkak se punimet vazhdonin akoma. "Xhadat" komunikoi edhe me punëtorët dhe ata konfirmuan se punimet do të vazhdojnë për disa kohë dhe se Piramida mund të hapet plotësisht rreth muajve shtator-tetor.

Ditën e sotme, "Xhadat" u rikthye sërish te Piramida, por këtë herë gardhi ishte hapur dhe mund të hynte kushdo brenda. Mirëpo kjo vlente vetëm për pjesën e jashtme të Piramidës. Punëtorët, që gjendeshin brenda ndërtesës, nuk lejuan "Xhadat" që të hynin. Ata u shprehën se qytetarët nuk lejohen të hyjnë brenda objektit, pasi mund të rrezikojnë jetën gjatë kohës që punohet. Sërish punëtorët pohuan se Piramida do të hapet plotësisht në muajin shtator, pasi të mobilohet dhe të realizohet infrastruktura teknologjike. Gjithashtu ata thanë se edhe pjesa e jashtme mund të rrethohet sërish, pasi do të bëhen punime edhe në tarracë.

Një projekt i papërfunduar i inauguruar me kaq shpejtësi, duket se ka qenë një tjetër strategji nga ana e Veliajt për të siguruar disa vota më shumë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy