Manjani: Ahmetaj të fliste sa kishte kostumin e zyrtarit. Hetimet e SPAK për inceneratorët, joprofesionale

Manjani: Ahmetaj të fliste sa kishte kostumin e zyrtarit. Hetimet e SPAK për inceneratorët, joprofesionale

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe akuzat e tij, i sheh të vonuara.

Nga studio e emisionit “Scrolling” të Arian Çanit, në MCN TV, ai deklaroi se SPAK ka zhvilluar hetime për inceneratorët në mënyrë joprofesionale, jo bindëse, për ti dhënë përgjiogje shteruese kësaj çështje.

Thelbi është nëse ke krijuar një dosje hetimore e ke çuar në gjyq dhe krejt patritur të del një element tjetër dhe krijon një fraksion, tregon se nuk e ke bërë punën mirë, kjo është thelbi i gjësë.

Në raport me Arben Ahmetaj është i sforcuar, cila është ngjarja që Ahmetaj ka shkelur detyrën, ka abuzuar, sa i takon qëndrimit të Ahmetaj, besoj që zyrtari publik i nivelit të lartë, nëse ka diçka për ta thënë duhet të thotë sa ka kostumin e zyrtarit, mbrapa nuk ka asnjë vlerë.

Unë e kam humbur detyrën publike, se kam dalë publikisht kundër disa gjërave që nuk ishin normale dhe unë nuk mund të kem një standard të dytë gjykimi për dikë tjetër.

Pas pilafit është shumë e thjeshtë. Ka pasur pritshmëri shumë të lartë që zyrtari më i rëndësishëm i financave të shtetit, nëse duhet të flasë, duhet të bëjë një audit dhe t’i thotë popullit shqiptar shihi çfarë ka ndodhur në dhjetë vite, këtë lloj përshkrimi nuk e bëri.

Sigurisht është kurajoze folura, edhe pse e vonë në kohë.

Nëse SPAK donte të ndërtonte hetime për të qenë, do të duhet ta fillonte nga ata që kanë marrë vendimin asokohe, dy kryetarët e koalicionit qeverisës, Edi Rama, Ilir Meta.

Çfarë dinë këta për çështjen? Nuk guxonte të merrte Rama vetëm dhe Meta vetëm vendime kaq miliona euro.

Konkluzionet e deri sotme nuk janë afër të vërtetës. Inceneratorët në Shqipëri nuk i ka sjellë Lefter Koka, ndërkohë burgun po e bën ai.

Ai mund të ketë mëkatet e veta, por fajtori mbi aferën mafioze nuk është ai. Kush e futi këtë biznes, kush e prezantoi?

Një hetim i integruar që t’iu japë përgjigje shteruese gjithë këtyre pyetjeve nuk ka ndodhur.

SPAK është prokuroria e bulevardit. Aty fillojnë të gjitha hetimet, aty ku janë institucionet e buxhetit, ndoshta dhe një pjesë e unazës.

Sot SPAK nuk e di kush është pronari faktik i kësaj gjëje.

Nuk është raportuar në asnjë rast në media, që tigri që është arratisur nga kopshti zoologjik të hajë drejtorin.

Është shumë e vështirë për një Kryeministër që të godasë pa i hyrë gjemb në këmbë, ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy