Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk ka konstatuar asnjë shkelje në lidhje me rrethimin e zonës së Kakomesë, edhe pse aksesi tokësor drejt plazhit ka qenë i bllokuar për më shumë se dy dekada dhe konflikti mes kompanisë “Riviera Kakome” dhe banorëve të zonës vijon prej vitesh në gjykata.
Në një reagim për MCN, IKMT deklaron se nuk ka pasur ankesa apo kërkesa të depozituara në lidhje me rrethimin e zonës.



