
Katër humbje jete dhe 740 raste të reja me Covid-19, është bilanci i të dhënave për situatën pandemike ditore në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, katër qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.
Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 715 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i pacientëve aktive me këtë virus është 12,129 persona.



