Tërheqja e Raiffeissen nga Rusia, Tomorri: Nuk ka risk sistemik për Europën

Tërheqja e Raiffeissen nga Rusia, Tomorri: Nuk ka risk sistemik për Europën

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, nuk sheh risqe të eksportuara nga Rusia lidhur me mundësinë e tërheqjes së Raiffeisen Bank për shkak të situatës së konfliktit.  Në studion e lajmeve në MCN TV, Tomorri tha se humbjet e Raiffeissen nuk rrezikojnë sistemin europian të bankave.

Nuk mendoj që një bankë mund të tërhiqet menjëherë nga një treg i caktuar. Banka nuk është market që në një situatë të vështirë ul qepenin. Mënyra e vetme e largimit të një banke është shitja e biznesit. Një ditë më parë, drejtori i Raiffasisen tha se nuk ka vendim për tërheqjen nga Rusia. Ajo që do të ndodhë është reduktimi i operacioneve bankare, ndalimi i kredidhënies. Do të ketë një plan afatgjatë të një tërheqjeje graduale. Të gjitha bizneset do të rikalkulojnë. 40% e fitimit që grupi ka vijnë nga filialet në Rusi dhe Ukrainë. Por nuk përbën risk sistemik.

Mendoj që problemi është i bankave dhe bizneseve në Rusi dhe jo bankave dhe bizneseve në Perëndim.

Humbjet që mund të pësojë Raiffeisen Bank në Rusi nuk kanë risk sistemik për Europën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy