Vjedhja e thesarit në BSH, prokuroria kërkon 3 vite burg për Elivar Golemin

Vjedhja e thesarit në BSH, prokuroria kërkon 3 vite burg për Elivar Golemin

Prokuroria kërkon 3 vjet burg për ish-kryeinspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Ish-kryeinspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë bashkë me 4 ish-zyrtarë të tjerë Emiljano Lamce , Ilir Dedja , Mehdi Molla , Petrit Ramohitaj, akuzohen për “shpërdorim detyre”  në lidhje me skandalin e Thesarit, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në 2014.

Sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria dhe dosjes së dorëzuar në Gjykatë paratë e vjedhura në Bankën e Shqipërisë janë shpenzuar në lojërat e fatit nga i pandehuri Ardian Bitraj, ndërsa zyrtarët e tjerë janë në pranga për shkak se kanë shpërdoruar detyrën.

Ish-­Inspektorja Elivar Golemi u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit të 2016­ës. Pas qëndrimit në qeli për rreth 2 muaj, u vendos që Golemi të gjykohej e lirë. Ndërkohë, ish­Inspektorja e Golemi ka deklaruar se është e pafajshme. Në fund të korrikut të vitit të 2014­ës u konstatua se nga thesari i shtetit mungonin 713 milionë lekë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy