Qyteti i Durrësit është përfshirë nga një mot i keq mëngjesin e sotëm, ndërsa si pasojë e kësaj situate është pezulluar gjithë aktiviteti i peshkimit, deri në një urdhër të dytë nga autoritetet, pasi forca e dallgëve është shumë e madhe.
Ndërkohë, qyteti bregdetar rrezikon edhe përmbytjen, pasi reshjet e shiut janë me intensitet të lartë, dhe i shoqëruar nga era e fortë.
Moti me shi pritet që të sjellë probleme me përmbytjet edhe në Shkodër e Lezhë, pasi intensiteti i reshjeve do të jetë i lartë, dhe i vazhdueshëm. Moti pritet që të përmirësohet vetëm nga dita e premte, por largimi i reshjeve do të pasohet me një ulje të ndjeshme të temperaturave.



