Operacioni në Elbasan/ Duka: Ka dyshime se ish-gjyqtarët dhe avokatja kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për Suel Çelën (VIDEO)

Operacioni në Elbasan/ Duka: Ka dyshime se ish-gjyqtarët dhe avokatja kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për Suel Çelën (VIDEO)

Korrespondetja e MCN Tv në Elbasan, Entela Duka tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve se ka dyshime të forta se Pajtime Fetahu, Zihni Shahu, Taulant Tafa dhe Blerina Beqiri kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për Suel Çelën dhe grupin e tij.

Duka bën me dije se gjatë natës është kontrolluar dhe baza e Çelajve, në të cilën dyshohej se fshihej Suel Çela.

GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” ndaj gjyqtare Pajtime Fetahu, ndërkohë që ka urdhëruar kontrollin e banesës së dy gjyqtarëve të tjerë, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.

Ka dhënë masën arrest shtëpiak për Blerina Beqirin, që është avokatja e grupit të Sulel Çelës, ka kryer mbrojtjen.

Ka dyshime të forta se gjyqtarët, por edhe avokatja kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për Suel Çelën, por edhe grupin e tij, i cili dyshohet si grup i strukturuar kriminal për të përfituar një masë më të butë,  por jo ajo e arrestit me burg.

Përpos këtyre emrave bëhet me dije se është kontrolluar dhe baza e Çelajve, pasi gjatë natës ka pasur kontrolle të imtësisht sikundër edhe të një sërë emrash të tjerë që nuk bëhen të ditur.

Është baza e Çeljave, që është banesa dhe biznesi i këtyre të fundit ndodhen në një zonë periferike në Elbasan. Është zonë që ruhet me roje sigurie, por dhe mënyra si është ndërtuar biznesi nuk është se të lë shumë hapësirë. Është si një labirint, edhe policia kur ka ndërhyrë nuk e ka pasur të thjeshtë. ;a pasur pretendime se vetë Sueli mund të strehohej në këtë hapësirë. Vetëm pjesëtarët e dinë hartën si funksionon kjo e fundit.

Janë bërë kontroll ndaj Zihni Shahut dhe Taulnat Tafa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy