Ambasadori amerikan në Kosovë fton prokurorët të inspirohen nga puna e Anton Çettës

Ambasadori amerikan në Kosovë fton prokurorët të inspirohen nga puna e Anton Çettës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ka ftuar prokurorët kosovarë të inspirohen nga figura e shquar kombëtare, Anton Çetta, për punën e tyre.

Duke folur për dhunën e 6 janarit në Washington, Kosnetti ka thënë se vlerat demokratike janë testuar dhe se për t’u udhëzuar, duhet t’i kthehemi historisë.

“Një vegëz e përbashkët gjatë historisë, që është e vërtetë në vendin tim dhe tuajin, është se kohët e rrezikshme kërkojnë vepra të jashtëzakonshme nga individët e zakonshëm. Individët si Anton Çetta, këtu në Kosovë, si antropolog, z. Çetta punoi për të ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore dhe historinë e Kosovës. Megjithatë, ai e kuptonte se disa tradita nuk përputheshin me të ardhmen demokratike të Kosovës. Për këtë arsye, e nën kërcënimin e madh personal dhe ndaj familjes së tij, z. Çetta punoi palodhshëm për të arritur paqe ndërmjet familjeve dhe për t’i dhënë fund brezave të tërë të gjakmarrjes.

 Z. Çetta e dinte se që institucionet demokratike të Kosovës të kishin sukses, publiku nuk mund dhe nuk duhej të luante rolin e gjykatësit, porotës dhe ekzekutuesit. Puna e tij forcoi respektin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe ju fuqizoi juve për tu bërë arbitra të drejtësisë”, ka thënë ai në këtë konferencë, duke thënë se për në SHBA frymëzohet nga jeta e gjyqtarit Elbert Tuttle, që luftoi për liritë të afrikano-amerikanëve.

“Këto janë vetëm dy nga shumë shembuj historikë kur individët janë përballur me rrezikun për të mbrojtur vlerat që ata i vlerësojnë lart. Mbroni me forcë të drejtat e viktimat dhe siguroni dinjitet njerëzor për të akuzuarit.  Kërkoni drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh pozita e tyre në shoqëri”, tha në mesazhin e tij ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy