Në prag të shembjes së pallatit në rrugën “Ura”/ Koçi: Kërkojmë shkresa zyrtare nga institucionet, nuk lëvizim nga aty edhe sikur të përdorin dhunë

Në prag të shembjes së pallatit në rrugën “Ura”/ Koçi: Kërkojmë shkresa zyrtare nga institucionet, nuk lëvizim nga aty edhe sikur të përdorin dhunë

Banorët e pallatit nr. 4 në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet, në rrugën “Ura”, kundërshtojnë shembjen e pallatit, duke pretenduar se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.

Gentian Koçi, banorë i këtij pallati, në studion e MCN tv, tha se fillimisht dëmet e pallatit nga tërmeti u vlerësuan me DS3, për tu rivlerësuar me një akt riekspertimi në DS5.

Koçi, vlerëson së nuk ka transparencë në dokumentet në dispozicion ndaj banorëve, dhe sa ata presin një vendim gjykate.

Jemi 65 familje në atë pallat, që fillimisht pas tërmetit, të gjitha aktet e konstatimeve dhe ekspertizës e kanë nxjerrë të banueshme në DS3, dhe pavarësisht kësaj bashkia me një vendim të saj në aktin e rieksepetizës e ka kaluar në vitin 2021, në DS5.

Dyshimi jonë, në radhë të parë vjen për shkak të formë dhe mënyrës se si na vihen dokumentet ne dispozicion, ku mungon tërësisht transparenca, si dhe bazuar në gjendjen faktike. Në radhë të parë nuk na vihet akti i ekspertimit pra nuk kemi marrë një set të plotë të të gjitha procedurave nga njësia bashkiake nr.4, nuk e kemi vlerësimin sa i përket kostos së rindërtimit të pallatit.

Duke u shembur pallati jonë, lirohet hapësirë boshe, edhe pse bashkia është zotuar se nuk do të ndërtojë asgjë aty.

Ne nuk e kuptojmë këtë nguti të bashkisë, të na nxjerrë jashtë në prag festash e në të dimër. Ne jemi lajmëruar dy ditë përpara, njoftimin zyrtar e kemi marrë në shkurt por nuk jemi larguar sepse nuk jemi trajtuar siç duhet, na kanë thënë që do na bartin te lagjja “5 maji”, por edhe ata qe janë larguar më herët nga banesa, pa asnjë lloj dokumenti, me fjalë goje kanë dal.

Koçi thotë në emër të banorëve, se nuk dalin pa një vendim gjykate, edhe sikur të përballen me dhunë nga organet kompetente.

Ne kemi 30 vite që jetojmë aty, kemi jetën tonë, njerëzit tanë, nuk duam të largohemi nga ajo zonë.

Për të na nxjerrë ashtu siç parashikohet nga dispozitat dhe VKM duhet të ketë një marrëveshje me shkrim nga të gjitha palët. Sot i ndërprenë dritat, e ujin.

Ne presim një vendim gjyqësor, kemi depozituar kërkesë- padi në gjykatë, shpresojmë që gjykata të mos jetë  e njëanshme. Pa u pajtuar rreth legjislacionit në fuqi, ne nuk lëvizim nga apartamentet tonë, edhe nëse duan të përdorin dhunë ndaj nesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy