Partia Demokratike e konsideron hetimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri si fillimin e çmontimit të narkoshtetit. Në një deklaratë për mediat pas , kryedemokrati Lulzim Basha tha se PD-ja do të vijojë goditjet ndaj asaj që e cilëson si qeveria e drogës dhe krimit.
“Nuk është fundi, është fillimi i çmontimit të narkoshtetit. Nuk është një luftë as e lehtë dhe as e shkurtër. PD do të ketë një rol të rëndësishëm. Asnjë politikan që ka mbrojtur dhe përfituar nga trafiku i drogës nuk duhet t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ai.



