
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur nga Fieri për Presidentin e ri të Republikës.
I pyetur nëse është gati maxhoranca të miratojë një president nga PD nëse do të ketë një kandidaturë, ai tha se një president nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar.
Sikurse ne e kemi thanë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse kështu e ka përcaktuar Kushtetuta, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite.
Më tej Balla tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë 16 maj dhe pritet që të sjellë rezultate pas dialogut të bërë një ditë më parë me tre grupet parlamentare të opozitës, për tu dhënë shqiptarëve një president përfaqësues për të gjithë.
Siç jeni në dijeni raundi i parë do të zhvillohet me 16 maj dhe koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve në një dialog të hapur dhe transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për ti dhënë Shqipërisë një president për të gjithë shqiptarët.



