
Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se ka ardhur koha që Kosovës t’i hiqen masat e vendosura nga BE-ja.
Sipas Spahiut Kosova ka pësuar padrejtësi për shkak të diplomacisë së saj.
Është koha që masat t’i hiqen Kosovës.
Kosova gjithmonë do të ketë probleme derisa ta zhvillojë diplomacinë e saj në nivelin që i takon një vendi të vogël. Trump nuk ka nevojë të jetë shumë diplomat që të realizojë politikat e tij se ka forcën mbrapa. Vendet e vogla kanë nevojë për të zhvilluar diplomacinë edhe duhet të arsyetojnë dhe veprimet e tyre të drejta.
Trump nuk arsyeton as veprimet e veta të padrejta se nuk ia var kujt. Kosova dhe kur bën veprime të drejta duhet t’i arsyetojë përmes diplomacisë. Në këtë rast Kosova ka pësuar padrejtësi për shkak të diplomacisë së saj jo për shkak të veprimeve të padrejta që ka bërë. Veprimet kanë qenë të drejta, Diplomacia serbe ka arritur që t’ia prezantojë BE-së dhe Perëndimit ashtu si ia ka shpjeguar.
Po heqim të zitë e ullirit për t’i hequr masat. Pas heqjes së masave raporti do të jetë më i mirë mes Kosovës dhe BE-së, por telashe të tilla mund të ndodhin dhe në të ardhmen.



