
Profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu tha përmes një lidhje Skype me studion e MCN Live se vizita e Lajçak në Serbi e Kosovë është në vazhdën e përpjekjeve të ndërkombëtarëve për të implementuar planin franko-gjerman.
Sipas Spahiut teshat nuk kanë mbaruar ende, duke se qenë se Vuçiç është ankuar për tërheqjen e dinarit nga Kosova.
Më tej, Spahiu theksoi se Kurti nuk do të guxojë të bëjë Asociacionin pa hapur misionin diplomatik në Serbi.
Përpjekje për të implementuar planin franko-gjerman që është dakorduar dhe mbetet vetëm zbatimi i tij. Sapo ta bëjnë këtë do shohin. Akoma po shihet që ka telashe. Vuçiç është ankuar për tërheqjen e dinarit, që në mënyrë ilegale për 25 vjet ka qenë prezent në Kosovës. Janë në qarkullim 100 milionë euro. Kjo nuk është goditje e vogël që qeveria e Kosovës e bën. Goditjen e ka bërë Serbia që duke futur monedhën e vet e ka dëmtuar Kosovën. Janë në pikëpyetje 100 milionë euro.
Kurti mbetet figura kryesore në Kosovë, nuk mund të injorohet. Është e natyrshme që Osmani nuk mund të neglizhohet, megjithatë ai është figura qendrore me të cilin bëhen pazaret politike në rrafshin ndërkombëtar.
Tani ajo që mbetet për t’u realizuar është hapja e misioneve permanente e misioneve diplomatike në Beograd dhe Prishtinë dhe formimi i asociacionit, gjëra që janë të ndërlidhura.
Ajo çfarë nuk do guxonte të bënte Kurti është bërja e Asociacionit po hapur misionin diplomatik në Beograd dhe e kundërta pasi kjo është njohja de facto ‘de juro’ e Kosovës. Për këtë është bërë pazari. Ka rrezik, nëse nuk bëhet pazari aty për aty, jo veresi.
Ajo çfarë nuk guxon të bëjë Kurtit është ta bëjë Asociacionin veresi. Këto janë gjëra që duhet të bëheshin në të njëjtin moment, që të mos ketë telashe.



