Mjekja pediatre Sonila Brati, flet për një situatë të ngarkuar me shumë raste të fëmijëve që paraqiten në qendrat shëndetësore për vizitë.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Brati tha se janë kryesisht fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave ata që paraqiten në qendrat shëndetësore, por edhe në urgjencë.
Mjekja deklaroi se ka disa problematika aktualisht dhe kjo situatë është shtuar pas fillimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave.
Ka një numër të shtuar fëmijësh të sëmurë, por këto ditë ka temperatura shumë të larta që shkojnë 39-40 të cilat prindërit nuk i menaxhojnë dot në shtëpi, si bronkit, laringit, vështirësi në frymëmarrje.
Ka raste me bronkopneumoni, diarre dhe të vjella që mund të jenë shoqëruar ose jo me temperaturë dhe bëjnë dy ose tre ditë me temperaturë.
Kemi të bëjmë me situatë virale. Pjesa më e madhe e rasteve janë me viroza të stinës, kjo është një situatë e pritshme për sa kohë kanë filluar, çerdhet, kopshtet dhe shkollat.
Pjesa më e madhe e fëmijëve janë me viroza, por ka pasur edhe raste me Covid. Në qendrat shëndetësore punojmë deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Ka raste që kemi shkuar 50 vizita në ditë. Këto ditë nuk ka bërë diferencë fillim java, apo fundjava.
Urgjenca mendoj se mund të ketë 300-400 vizita në 24 orë. Përafërsisht në numër shkojmë 40-50 vizita në ditë, që është një numër i shtuar.
Në këtë periudhë fëmijët bëjnë pothuajse një jetë kolektive është e vështirë të shmangen shumë gjëra.
Është e vështirë që një fëmijë të mos preket nga një virozë që mund ta ketë një fëmijë i grupit.
Duhet të drejtohen te mjeku sa herë që prindërit shikojnë diçka që nuk shkon. Fëmija mund të ketë dhimbje koke të pashpjegueshme, mungesë oreksi, të vjella, diarre.
Duhet të eliminohen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në momentin kur fëmija ka temperaturë.
E mira është që një fëmijë i sëmurë të qëndrojë në shtëpi 5 deri në 7 ditë, pasi nëse është i sëmurë mund të marrë dhe një virozë tjetër dhe të mbingarkohet më shumë.
Higjiena ka shumë rëndësi, ashtu si dhe evitimi i ambienteve të mbyllura.
I këshilloj prindërit që t’i drejtohen mjekëve dhe të mos marrin medikamente vetë. Duhet të jetë mjeku që të japë një mjekim dhe antibiotik.
Se mund të merret një antibiotik vetë, pasi ka pasoja në shëndet, në momentin që i jepet për herë të dytë kur ka nevojë.



