Berisha i bën llogaritë ndryshe: Qeveria e Ramës mori 2.7 milionë shuplaka

Berisha i bën llogaritë ndryshe: Qeveria e Ramës mori 2.7 milionë shuplaka

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një lexim tjetër të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se pavarësisht se fitoi zgjedhjet, kryeministri Rama u refuzua nga 2.7 milionë votues, zemërimi i të cilëve e pret. Berisha i referohet pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e fundit, duke i quajtur votuesit e majtë “pakica e pakicës”.  

Statusi i Berishës

Qeveria e Norieges apo qeveria qe mori 2.7 milione shuplaka nga shqiptaret!

Miq, ne demokraci vota eshte vote, ajo shpreh pelqeimin ose mospelqimin per nje kandidat apo force politike te dhene. Kurse ne diktature vota konsiderohej plumb per armikun.

Edvin Kristaq Rama, ne vitin 2013, ne vazhdim te mendesise se te eterve te tij per voten, shpalli boterisht voten pro tij si shuplake per kundershtarin. Keshtu qe sot, duke marre hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milione shuplakave sepse per kete mazhorance te pakices se pakices, votuan kunder ose bojkotuan me zemerim procesin e votimit 2.7 milione votues apo 4 ne çdo 5 votues shqiptare. Zemerimi i tyre e pret se shpejti! sb

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy