Debate për Paketën anti-shpifje/ Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon, Kumbaro ikën nga mbledhja

Debate për Paketën anti-shpifje/ Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon, Kumbaro ikën nga mbledhja

Me debate të ashpra janë karakterizuar punimet e sotme në Komisionin e Medies, ku po diskutohej për paketën anti-shpifje. Pedagogu Mark Marku në fjalën  e tij se nëse kjo paketë kalohet në Kuvend është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias. Nuk ka munguar edhe një ndërhyrje e Mirela Kumbaros, e cila u përplas në debat me Mark Markun.

Marku me tone të ashpra i ka kërkuar ish-ministres të tregojë kulturë dhe të respektojë personat e ftuar.

Por ministrja me ton të lartë i ka kërkuar disa herë të qetësohet, në të kundërt të largohen nga mbledhja. Kjo ka revoltuar Markun i cili ka thënë se parlamenti është shndërruar në një “furgon” që nuk dëgjon njeri. Debati me tone të larta shkaktoi largimin e ish-ministres nga salla: “Ruaj etiken, fjala ime e fundit”, tha Kumbaro.

Tension i jashtëzakonshëm në mbledhjen e Komisionit të Medias, pa bërë që pak minuta më vonë të braktisin mbledhjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy