Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku kunati ka vrarë me sëpatë kunatën e tij, nënë e dy fëmijëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit Tefik Tashi, 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Korrespodenti i MCN Tv, Enes Molla raporton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti familjar.



