Një ndër qytetet më të bukura në Evropë, pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati, i cili njihet ndryshe edhe si qyteti i njëmijë e një dritareve apo qyteti i bardhë pasqyron historinë dhe kulturën e periudhave të ndryshme. Me një stil të rrallë arkitekturor dhe i vizituar nga turistët, qyteti është dëshmi e gjallë e bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme kulturore dhe fetare ndër shekuj dhe ka shumë për t'i rrëfyer Evropës dhe evropianëve.



