KLD “shpëton” gjyqësorin, do të emërojë magjistratët e rinj (VIDEO)

KLD “shpëton” gjyqësorin, do të emërojë magjistratët e rinj (VIDEO)

Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë i rikthehen sërish atributet për të bërë emërimin e magjistratëve të rinj që dalin nga shkolla e magjistraturës. Kjo do të ndodhë deri në momentin e ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të prokurorisë. Projektligji i propozuar nga deputetët Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati u miratua të martën në Komisionin e Ligjeve. 

Gjithashtu një tjetër pikë e projektligjit të propozuar nga dy deputetë është që për dy vitet e ardhshme akademike të caktohet kuota 50 studentë për një vit akademik për rekrutimin e magjistratëve të rinj. Ky propozim kërkon të shmangë ngërçin e krijuar nga mosngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të prokurorisë, të cilët, në rast se do të ishin gati, do të caktonin kuotat.

Të dy pikat e projektligjit u kundërshtuan nga deputetët e LSI-së. Ish-ministri i Brendshëm, Nasip Naço, ka bërë edhe sqarimin e votës kundër.

Më parë me Kushtetutën e vjetër, emërimin e magjistratëve të rinj e bënte Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe presidenti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy