Doktori i Michael Jackson: Këngëtari dashuronte aktoren 11 - vjeçare të "Harry Potter", Emma Watson

Doktori i Michael Jackson: Këngëtari dashuronte aktoren 11 - vjeçare të "Harry Potter", Emma Watson

Mbreti i pop-it, Michael Jackson dëshironte të martonte vajzën 12 - vjeçare të një mikut të tij dhe fantazonte për aktoren e sagës “Harry Potter”, Emma Watson, kur kjo ishte vetëm 11 vjeçe. Këtë deklaratë të forte e ka lëshuar për mediat ish – mjeku i Michael Jackson, Conrad Murray.

 

Murray ka skandalizuar të gjithë fansat e këngëtarit duke deklaruar se Michael kishte qëllime serioze të martonte të bijën e mikut të tij Mark Lester, Harriet Lester kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe. Por para Harriet, këngëtari i ishte rrëfyer mjekut se zgjedhja e dytë, në rast se miku i tij Mark nuk do ta lejonte të martonte të bijën, do të ishte aktorja e famshme e filmave me magjistarë “Harry Potter”, Emma Watson. Madje këngëtari ishte bindur se kishte rënë në dashuri me aktoren, minorene, kur kishte parë filmin “Harry Potter dhe guri filozofal”.

 

Gjithashtu Murray deklaroi se Jackson mbante në apartamentin e tij në Los Angeles një poster kartoni me përmasat reale të aktores 11 vjeçare dhe po planifikonte të transferohej në Londër, vetëm për të takuar Watson dhe për t’i propozuar për martesë. Ndërsa në rastin e të bijës së mikut të tij, Murray deklaron për The Mirror se legjenda e muzikës kishte rënë në dashuri që kur Harriet ishte vetëm 5 - vjeçe.  Babai i Harriet, Mark, i vënë përball këtij skandali nuk ka dashur të lërë asnjë koment mbi deklaratat e Murray.

 

Pavarësisht deklaratave të forta të doktorit të këngëtarit, ende nuk është faktuar se Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me minorenë. Murray nga ana e tij shumë prej dëshmive shokuese, ku përfshihen edhe ndodhi të këngëtarit me prostituta apo duke u shtirur si i goditur nga një iktus, i ka shkruar të gjitha në një libër. Por Murray mohon komentet se po e bën të gjithë këtë për para.

 

Conrad Murray në vitin 2011 u dënua me dy vjet për vrasjen pa paramendim të legjendës së popit dhe njëkohësisht mikut të tij të ngushtë, Michael Jackson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy