Presidenti turk dhe ai rus u takuan në Iran. Putin u detyrua ta priste homologun turk gati një minutë para kamerave të ndezura të një ekipi gazetarësh nga e gjithë bota.
Në videon, e cila qarkullon në rrjetet sociale, shihet Putin teksa mbërrin dhe pret kolegun e tij për pesëdhjetë sekonda.
Presidenti rus - i inkuadruar nga kamerat - qëndron në këmbë, shikon përreth për gati një minutë, duket i paduruar, pastaj shtrin krahët kur sheh Erdoganin të shfaqet. Të dy liderët shtrëngojnë duart.
Videoja e pritjes është bërë virale, ndërsa nuk janë të paktë ata që thonë se vonesa e Erdogan ishte një hakmarrje e vogël për vonesën e Putinit në takimin ku u diskutua për Sirinë dhe lejimin e grurit të bllokuar nga Rusia të largoheshin nga portet e Ukrainës.
Putin njihet për tendencën e tij për t’i lënë liderët e tjerë ta presin. Përpara një takimi në vitin 2020 në Moskë, Erdogan u detyrua të ulej në karrige për shkak të vonesës së Putinit.



