
Ish-deputeti i PD në Shkodër, Romeo Gurakuqi në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV, teksa komentoi situatën aktuale në PD, u shpreh se është e vështirë të bëjë një parashikim se si mund të përfundojë e gjithë kjo krizë. Sipas tij, për aq kohë sa pikat nuk janë vendosur aty ku duhet dhe kanë vektor të kundërt në zgjidhjet dhe tërheqjet reciproke që është më kryesorja e kësaj zgjidhjeje, kjo përçarje vijon ta dobësojë mundësinë e e zgjidhjes së krizës.
E kam të vështirë të bëj parashikim mbi fundin e kësaj krize duke filluar në 4-5 muajt e fundit. I gjithë skenari është në zhvillim e sipër në tre komponentë në përpjekje ndërkombëtare për të shndërruar PD në një faktor të brendshëm politik, së dyti asnjë lloj korrigjimi i brendshëm në aspektin politik si një forcë e mirëfilltë e djathtë dhe aspekti i tretë përplasja personale midis dy personazheve kryesore që kanë dhe dy grupimeve njerëzish pas tyre. Ajo që mund të them është se nuk shoh një lexim të qartë në gjithë spektrin politik në gjithë qasjen në PD të pozicionit të saj në aspektin e nevojave që ka shoqëria shqiptare dhe leximi i shoqërisë në tërësi. Kjo mungon dhe përderisa pikat nuk janë vendosur aty ku duhet përderisa kanë vektor të kundërt në zgjidhjet dhe tërheqjet reciproke që është më kryesorja e kësaj zgjidhje dhe gjetja e një figure të ndërmjetme për një rrugë të qendrës së djathtë si një faktor i qëndrueshëm i shoqërisë.
I pyetur se kjo përçarja e demokratëve mund të sjellë në krye të bashkisë Shkodër për herë të parë Partinë Socialiste, Gurakuqi tha se kjo është vështirë, ndërsa parashtroi se forca që pretendon fitoren e Shklodrës duhet të sheshojë situatën nga problemet 30-vjeçare aty. Sipas tij ajo që kërkon qytetaria shkodrane është një përfaqësim dinjitoz dhe intelektual.
Praktikisht të thuash një parashikim që tani është e vështirë këtu do duhet të fitojnë ato forca që do sheshojnë situatën pasi është një situatë e pakënaqshme ku në 30 vite nuk është lexuar situata dhe nuk janë marrë masat e nevojshme ku Shkodra si bastion i PD të jetë modeli i transferimit ekonomik dhe rendit publik. Në fakt në varësi të kësaj situate ka ndodhur e kundërta ku prej shumë kohësh jemi në një degradim të situatës të rendit publik të nivelit ekonomik, rritjen e varfërisë, mungesa e investime dhe kemi një përmbysje në vlerësimin e burimeve njerëzore. Atë që kërkon qytetaria shkodrane është një përfaqshim dinjitoz dhe intelektual kjo jo vetëm në aspektin e administrimit por të përfaqësimit gjë që praktikisht nuk ka ndodhur. Nqs në muajt e ardhshëm në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve këto do korrigjohen atëherë mund të kemi një zgjidhje. Me përçarjen e krijuar është dobësuar mundësia e një zgjidhje.
Në fund Gurakuqi parashtroi faktin se mundësia e një zgjidhje e krizës në Partinë Demokratike mund të jetë edhe hapja e rrugës për një faktor të të tretë i cili do und të zgjidhte jo vetëm konfliktin e brendshëm por edhe do mundësonte kthimin e PD në një faktor të rëndësishëm politik.
Është larg nevojës së PD për ta drejtuar drejt zgjidhjeve. Goditja shabllone që ai vazhdon në një kohë kur lidershipi nuk është në vendin e duhur për të korrigjuar edhe modelet që ai ka ekspozuar dhe mënyrën se si ai firmosi anëtarësinë e PD tregon se është larg mundësisë për të qenë një lider i besueshëm. Është momenti për hapjen e rrugës për faktorë për të zgjidhur jo vetëm konfliktin e brendshëm por dhe kthimin e Partisë Demokratike në një faktor të rëndësishëm. Nuk shoh një grupim të tretë të ndërmjetëm. Ka njerëz që heshtin se s’kanë pasur kurër zë duke i bërë lajka të dy l;iderve, janë një ose dy individë që e kanë seriozisht pozicionin e tyre intermedia zgjidhës strukturor të krizës. Është një konflikt që ka të bëjë me interesa kontrolluese të selisë të forcës opozitare dhe pastaj të arsyeve të tjera që shpesh herë të dyja palët i kanë bërë replika. Ekziston dhe elektorati i djathtë që janë shkëputur nga këto nevoja dhe kjo është e rëndë, janë shkëputur nga klasa e mesme jashtë realitetit dhe nevojave të Shqipërisë dhe rindërtimit të një shteti serioz.



