Vetingu shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës

Vetingu shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, të cilët kryen procesin e vetingut për Secin, e gjetën atë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.  

Seci nuk arriti të kalonte me sukses tri shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, analizën e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Komisioni ka konstatuar se Seci nuk justifikon blerjen e një apartamenti në vitin 2012, në Bajram Curri.

Po ashtu, burime të pamjaftueshme financiare nuk justifikojnë blerjen e një lokali shërbimesh, sërish në qytetin e Bajram Currit, si dhe të një apartamenti në Yzberisht të Tiranës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy