
I dërguari i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të arritur një marrëveshje mbi pengjet, ka thënë një zyrtar izraelit për Reuters.

Një zyrtar i dytë izraelit i tha agjencisë së lajmeve se disa përparime ishin bërë në bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, për të cilat Egjipti, Katari dhe SHBA kanë ndërmjetësuar.
Përpjekjet për të siguruar një marrëveshje për kthimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza dhe për të ndaluar luftën janë shtuar përpara marrjes së detyrës nga Trump më 20 janar.



