Zjarr në një shkollë në Nigeri, humbin jetën 17 nxënës

Zjarr në një shkollë në Nigeri, humbin jetën 17 nxënës

Të paktën 17 nxënës kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një shkollë islame në Nigerinë veriore.

BBC raporton se disa nxënës të tjerë u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në qendrat shëndetësore në qytetin Kauran Namoda, në shtetin Zamfara, për trajtim.

Zjarri besohet se ka filluar në një shtëpi aty pranë mbrëmjen e së martës dhe është përhapur në shkollë ndërsa fëmijët, rreth moshës 10-16 vjeç po flinin.

Autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje, por zjarri tashmë kishte marrë disa jetë njerëzish.

Zëdhënësi i policisë Yazid Abubakar tha se komuniteti i varrosi fëmijët e vdekur të mërkurën pasdite.

Autoritetet besojnë se në shkollë kishte rreth 100 nxënës.

Ata thanë se shumë nga nxënësit vinin nga fshatra të ndryshëm rreth Kaura Namoda, qyteti i dytë më i madh në shtetin Zamfara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy