Dyrnjaja: Tre çështjet e inceneratorëve duhet të ishin në një dosje, para Veliajt duhej marrë Subashi në hetim (VIDEO)

Dyrnjaja: Tre çështjet e inceneratorëve duhet të ishin në një dosje, para Veliajt duhej marrë Subashi në hetim (VIDEO)

Pas tre vitesh hetime, SPAK nxjerr disa përgjegjës për inceneratorin e Tiranës, anëtar të komisionit të ofertave.

Lidhur me këtë çështje, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se si fillim të treja acështjet e inceneratorëve duhet të ishin hetuar në një dosje të vetme për aq kohë sa kemi të bëjmë me të njëjtët pronar për të treja objektet.

Ai tha se Para Erion Veliajt duhet të ishte marrë Armando Subashi në hetim, ndërsa theksoi se duhet një hetim më i thellë dhe një ekspertizë shumë e mirë.

Në perceptimin tonë besojmë se ka prova të mjaftueshme për inceneratorin e Tiranës. Së pari nga ajo që di unë mund të them se nuk kishte pse të ndaheshin në tre dosje të ndryshme tre inceneratorët duhet të ishin trajtuar të treja në bllok sepse në fund fare ke po Zoton dhe Mërtirin, ata janë të njëjtët pronarë për të tre objektet, Elbasan, Fier, Tiranë, pastaj në varësi të përgjegjësive duhet të ishin përgjigjur.

Për shembull ne flasim për Erion Veliajn, por më parë duhet të ishte marrë në hetim Armando Subashi për inceneratorin e Fierit. Kjo është arsyeja pse them se duhej një hetim integral për të treja dhe vije gishtin pastaj te drejtorët, në nivel qeveritar dhe pastaj shkon dhe te kryeministri nëse shkon tek ai. Ne mund të mendojmë se e ka bërë Rama të gjithë këtë, por në fund të ditës  duhen prova. Mund të adresosh shumë ngjirje, por pa prova nuk akuzon dot.

Kur futesh në drejtësi zbardhen të gjitha veprat e tua penale dhe sa është ndikimi yt, prandaj pa dashur ta gjykoj hetimin ajo lë një shoje dyshimi duke u bërë me dregëza, por përderisa se kemi parë të mbyllur dosjen dhe të kuptojmë se Erion Veliaj ka firmën aty duhet të kuptojmë a është implikuar apo jo Veliaj dhe nëse po cili ka qenë implikimi tij dhe nëse ai ka përgjegjësi ligjore apo politike. Të bësh një politikë të caktuar për të pastruar ambientin s’ka krim apo vepër penale, pastaj ndryshon mënyra se si shkon dhe aplikon. Prandaj duhet hetim që do ekspertizë shumë të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy