Izraeli vendos flotën e tij në Detin e Kuq

Izraeli vendos flotën e tij në Detin e Kuq

Forcat e Armatosura të Izraelit njoftuan se kanë përforcuar rajonin e Detit të Kuq me raketa të Marinës, pas disa sulmeve me raketa dhe dron nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.

Vendosja e anijeve në Detin e Kuq vjen si reagim si ndaj njoftimit të organizatës në Jemen, ashtu edhe ndaj faktit që ditët e fundit janë hedhur raketa kundër Izraelit.

Sipas Forcave të Armatosura izraelite, anijet u vendosën të martën e 31 tetorit në përputhje me vlerësimin e situatës dhe si pjesë e rritjes së përpjekjeve të mbrojtjes në zonë.

Në fakt, ushtria të martën e 31 tetorit ka kapur një raketë dhe dy dronë që janë lëshuar nga Jemeni kundër Izraelit.

Ushtria thotë se ka disa shtresa të mbrojtjes ajrore në zonë për të mbrojtur kundër sulmeve Houthi. Ushtria amerikane është vendosur gjithashtu në rajonin e Detit të Kuq dhe ka kapur një numër të raketave dhe dronëve Houthi që po shkonin drejt Izraelit dy javë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy