Edhe LDK kërkon zgjedhje: Po dëmtohen interesat e vendit

Edhe LDK kërkon zgjedhje: Po dëmtohen interesat e vendit

Mosdakordësia në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe ka nxitur partnerin më të madh të koalicionit, PDK-në, që të paralajmërojë rrëzimin e qeverisë.

Pak ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe lider i PDK-së, tha se asnjë qeveri nuk mund t’i rrezikojë raportet me SHBA-të.

Megjithatë kryeministri Haradinaj përsëriti edhe gjatë ditës së djeshme se tarifa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se në kushtet kur politika po dëmton interesat e vendit, duhen zgjedhje të reja.

“Për të dalë nga kjo situatë, sa më parë duhet t’u japim mundësi qytetarëve të shtetit sovran të Republikës së Kosovës në kufijtë e 17 shkurtit 2008 të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira”, citon gazeta “Zëri” kreun e grupit të LDK-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy