
Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të shfuqizojë Departamentin Federal të Arsimit të SHBA-së, zbuloi të mërkurën, Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me qëllimet e kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe një draft të tekstit.
Urdhri ekzekutiv mund të nënshkruhet gjatë së enjtes, sipas të njëjtit burim.
Projekt-urdhri, i cituar nga gazeta amerikane, udhëzon Sekretaren e Arsimit Linda McMahon që “të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lehtësuar mbylljen e Departamentit të Arsimit”, në masën më të plotë të përshtatshme dhe të lejuar me ligj.
“Eksperimenti i kontrollit të arsimit amerikan përmes programeve federale dhe dollarëve të burokratëve të papërgjegjshëm që mbështesin ato programe ka dështuar me fëmijët tanë, mësuesit tanë dhe familjet tona”, thuhet në draft-urdhër.
McMacon, duke iu referuar lëvizjeve të ardhshme në një email drejtuar stafit të departamentit të hënën mbrëma, njoftoi se ajo do të dërgonte arsimin përsëri në shtete.
Në vijim shtoi se Trump dhe votuesit amerikanë i kanë ngarkuar të përfundojmë eliminimin e fryrjes burokratike në Departamentin e Arsimit.



