Një libër i ri, Cheatingland: The Secret Confessions of Men Who Stray, ka zbuluar justifikimet e burrave për të tradhtuar partneret e tyre vazhdimisht - dhe shumica prej tyre ndjejnë pak pendim.
Burrat që tradhtojnë në mënyrë të shpeshtë gratë e tyre kanë zbuluar arsyet e tyre pse janë të pabesë – dhe disa prej tyre thonë se kjo është njësoj si të shkelësh një dietë.
Libri i ri kontrovers, Cheatingland: The Secret Confessions of Men Who Stray, i shkruar nga një autor anonim, ka intervistuar 61 burra tradhtarë gjatë katër viteve të fundit, raporton NY Post.
Ndërsa shumica e burrave thonë se i duan gratë e tyre, ata thjesht nuk mund t'i rezistojnë epshit për seks.
Autori i librit pretendon se është gazetar, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij - dhe të gjithë burrat e intervistuar flasin gjithashtu me emra të supozuar.
'Randy', i cili është i martuar prej 20 vitesh, thotë se aktualisht ka lidhje të shumta. Ai pretendon se merr diçka ndryshe nga femrat e tjera që nuk mund ta marrë nga gruaja e tij.
Për shembull, ai pretendon se një nga të dashurat e tij ka gjithmonë parfum dhe të brendshme seksi - ndërsa me gruan e tij pas dy dekadash martesë ka arritur atë lloj rehatie sa mund të lëshojnë gazra para njëri tjetrit dhe as të mos kërkojnë falje.
Autori i librit thotë se ideja e librit i erdhi gjatë një darke me një mikun e tij të martuar dhe të dashurën e tij, e cila gjithashtu ishte e martuar.
E dashura e tij bëri shaka se ishin në "Cheatingland" kur dolën të gjithë bashkë dhe bashkëshortët e tyre nuk e dinin.
Autori shkroi: "Ajo e bëri të tingëllonte sikur Cheatingland ishte një vend i vogël klandestin me zakonet e veta - një lloj ishulli fantazie, ku betimet e dasmës u harruan dhe njerëzit normalisht me sjellje të butë mund të shndërroheshin në bisha seksuale."
Në sondazhin e tij me burrat, autori interviston burra që variojnë nga fillimi i të 20-tave deri në fund të të 60-tave, me lloj-lloj profesionesh të ndryshme.
Ai pretendon se shumica dërrmuese e burrave me të cilët foli ishin ende të dashuruar me bashkëshortet e tyre - por kjo nuk i ndaloi ata të shikonin larg shtëpisë.
Një burrë i quajtur 'Lucas' pohoi se zemra i rrahu fort kur gruaja e tij hyri në dhomë, sepse ai e donte shumë atë.
"Ajo është dielli rreth të cilit rrotullohet bota ime," tha ai.
Pavarësisht kësaj, Lucas pranoi se fjeti me një grua tjetër dy ditë para ditës së dasmës së tij dhe rreth një javë pasi bënë betimet.
Tani i martuar për më shumë se një dekadë, Lucas pretendon se ka bërë seks me më shumë gra sesa mund të llogarisë jashtë martesës së tij, por këmbëngul se e dashuron vetëm gruan e tij.
Një burrë tjetër i quajtur 'Jeff' tha se ai i mbante gruan dhe të dashurat e tij në kuti krejtësisht të ndara në mendjen e tij - duke shpjeguar se njëra ishte për dashuri dhe tjetra për seks.
Pavarësisht se tradhton, autori thekson se pak nga burrat ndihen fajtorë për marrëdhëniet e tyre jashtëmartesore.
Në fakt, disa madje i krahasojnë zakonet e tyre me tradhtinë e dietës.
Një burrë tha: "Të tradhtosh është, si të marr një cheeseburger të yndyrshëm dhe të lëngshëm dhe ta ha atë, edhe pse e di që është e keqe për zemrën, kolesterolin, stomakun, peshën time, gjithçka".
Ai shtoi se, pavarësisht se e dinte se ishte keq për të, ndihej "aq mirë në këtë moment" sa nuk i interesonte.
Autori vëren gjithashtu se, shumë prej burrave që intervistoi vazhduan të kishin afera edhe pasi ishin kapur.

Por për shumicën e meshkujve që tradhtojnë në mënyrë rutinore, ata pretendojnë se janë mjaft të kujdesshëm për të mos u zbuluar - dhe bëjnë shumë përpjekje për t'u siguruar që të mos kapen.
Ata përshkruajnë duke menduar me kujdes për të gjitha përgjigjet e tyre ndaj pyetjeve të grave të tyre, sepse jeta e tyre mund të "shpërthejë" me një fjalë të gabuar.
Madje 'Max' thotë: "Nëse do të mashtrosh, duhet të jesh një person shumë i disiplinuar."



