Rama: Ndërtimet jashtë normave morën jetë njerëzish, do të ashpërsojmë ligjin

Rama: Ndërtimet jashtë normave morën jetë njerëzish, do të ashpërsojmë ligjin

Në Parlament po diskutohet projektligji për kontrollin dhe disiplinimin e ligjit të ndërtimeve.

Kryeministri Rama tha se është e domosdoshme që të shtohen penalitetet në rastet e shkeljes së standardeve të ndërtimit.

Rama solli rastet e kateve shtesë, ndërtesa të cilat u dëmtuan të parat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ka qenë një betejë e imja që në Bashkinë e Tiranës, që nga përpjekja për të ndëshkuar çdo m katror të ndërtuar jashtë lejes. Shumë ndërtesa në Tiranë nuk kanë lidhje me lejet e ndërtimit. Zmadhimi i objekteve, tejkalim i lejeve të ndërtimit. Janë shembur godina që në lejen e ndërtimit janë tre kate dhe në realitet kanë shkuar 8 kate. Ato morën jetë njerëzish. Nuk mund të funksionojë dot jashtë përgjegjësisë penale ky sistem që ka sjellë gjunjëzimin e shtetit. Pas këtij ligji, ne duhet të kalojmë normat e reja në Kodin Penal që ngarkojmë me përgjegjësi të gjithë zinxhirin”, tha ai.

Rama tha se ligji do të plotësohet me masa që përmirësojnë zbatimin e tij. 

"Masat për të ardhmen nuk ndalen te ky ligj. Do të ishte i kotë ky ligj nëse nuk e plotësojmë me masat penale për të gjithë zinxhirin e ndërtimit. Kur leja e ndërtimit shkelet, shembet ose seksuestrohet. Nuk mund ta gëzojë ai që e ka ndërtuar. Sanksione edhe për ndërtimet individuale", tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy