Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 54-vjeçari qëllohet me dy plumba (EMRI)

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 54-vjeçari qëllohet me dy plumba (EMRI)

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtunë ne qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës pyjore dhe i plagosur ka mbetur 54-vjeçari Nikolin Huba.

54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihet arsyen e plagosjes.

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy