Çipi: Jemi vend koloni pa sovranitet! Reformën në Drejtësi e propozoi Fondacioni “Soros”

Çipi: Jemi vend koloni pa sovranitet! Reformën në Drejtësi e propozoi Fondacioni “Soros”

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Shqipëria është një vend koloni dhe pa sovranitet.

Çipi tha se vetëm Shqipëria, Kosova dhe Ukraina kanë pranuar që drejtësinë t’ia bëjnë të huajit. Ai tha se reforma në drejtësi u propozua nga Fondacioni “Soros” pa ia kërkuar askush.  

Fuqitë perëndimore sot përfaqësohen nga SHBA dhe BE. Ju thoni meqenëse historia na çoi në këtë aleancë duhet ta hedhim vallen me daullen e këtyre superfuqive. Ky është mentalitet i të kolonizuarit. Që është i gatshëm të jetojë në koloni gjithë jetën. Nuk e kemi zgjedhur ne, ky popull s’është pyetur kurrë. Nuk do të pyetet as nëse Shqipëria do anëtarësohet në BE. Rilindasit kanë dashur pavarësinë e Shqipërisë, jo të jetë koloni. Unë s’jam nacionalist, jam sovranist. Unë mendoj që 2,8 milionë njerëz kanë të drejtën e dinjitetin dhe të jetojnë mire. Në rast se këta votojnë që Shqipëria të bëhet vendi i 52-të i SHBA-ve, çfarë është ndryshe, ti ke senator, ke përfaqësuesin tënd në Kongres, nuk pyet më për Yuri Kim-in. Problemi i mi është se sot shqiptarët sot nuk e ushtrojnë sovranitetitn. Kryetarët e partive të PS dhe PD ua kanë lënë sovranitetin të huajve”.

Soros është frontman, ai që del në skenë. Soros është donatori më i madh i fushatës së Partisë Demokratike në SHBA. Cili vend në botë kanë pranuar t’ua bëjnë drejtësinë të huajit? Shqipëria, Kosova dhe Ukraina. Kush ia propozoi reformën në drejtësi Shqipërisë? Fondacioni ‘Soros’. Fondacioni Soros këtu ka bërë një dokument. Ata thonë se me ardhjen në pushtet të PS është momenti i duhur për ta bërë këtë. Fondacioni Soros propozon reformën në drejtësi pa ia kërkuar kush. Nuk e shohin ata që ka dështuar reforma në drejtësi. Kanë kaluar më shumë se 6 vjet dhe sot ke mbingarkesë dosjesh që duhen 40 vjet të punojë gjykata. A e di që gjyqet zgjasin 5-6 minuta?!”

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy