Gratë shqiptare, të barabarta në shoqëri. Klapper: Diferenca në paga, më e vogël se në shumë vende të tjera

Gratë shqiptare, të barabarta në shoqëri. Klapper: Diferenca në paga, më e vogël se në shumë vende të tjera

Rreth 56% e grave mendojnë se në Shqipëri ka një shkallë të kënaqshme të barazisë gjinore. Kjo është një nga gjetjet e një studimi mbi gratë, i kryer së fundmi. Stine Klapper, drejtoresha e fondacionit Fridrich Ebert, i cili ka mbështetur studimin, thotë se pavarësisht se mbetet ende për të bërë, në këtë drejtim është bërë shumë.

Sipas studimit, 58% e të anketuarave raportojnë se, edhe nëse do t’u jepej një shans, u mungon iniciativa për të filluar një biznes. Valbona Sulçe, njëra prej katër autoreve, thotë se kjo shifër është tregues i mungesës së infrastrukturës që u lehtëson grave hyrjen në biznes.

Diferencimi gjinor në paga në Shqipëri është pothuajse inekzistent. Rreth 88% e të pyeturave thonë se nuk ka hendek gjinor në vendin e tyre të punës, kundrejt vetëm 7% që thonë se e kanë përjetuar atë.

Po ashtu, sipas sondazhit, vetëm 6% e grave raportojnë se në vendin e tyre të punës kanë ndier diskriminim për shkak të gjinisë.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy