Shehi: Rama i ka në kontroll të gjitha institucionet, detyra e opozitës pas 6 marsit të ndryshojë sistemin (VIDEO)

Shehi: Rama i ka në kontroll të gjitha institucionet, detyra e opozitës pas 6 marsit të ndryshojë sistemin (VIDEO)

Fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, deputeti Dashamir Shehi e konsideron hiq më pak se një fushatë që nuk vjen fare si platformë e as alternativë politike, porse na serviret vetëm për hallet e partive pjesëmarrëse.

Shehi tha se në studion e “MCN live”, se opozita ka nevojë pas këtyre zgjedhjeve për ristrukturim dhe për një opozitë të re.

Kjo nuk është një fushatë që nxjerr programe, është më shumë fushatë që i është bërë nder partive,

Me shifrat që po shohim, Luli thotë do i fitojmë ne, tjetri thotë do i fitojmë ne, kam frikë se në të gjithë këtë paqartësi, një pjesë e të djathtës nuk do të shkoj fare të votojë, me këtë gjuhë që po përdoret këtu, s’ka më vlerë, të mbaroj sa më shpejt kjo histori dhe të rifillojë një faqe tjetër opozitare.

Dobësia opozitare vjen nga sherri i brendshëm, nuk shikoj teza politike, kush është humbësi jonë politik, habitati. Ne merremi se kush jam unë e kush je ti, është turp se ata e kanë mbështetur e njohur njëri-tjetrin, këtu nuk ka substancë politike.

Për deputetin Shehi dhe njërin nga ish-aleatët kryesor të PD, si kryetari i LZHK-së, institucionet e vendit janë nën kontroll të Edi Ramës, dhe detyrë e opozitës është çlirimi nga modeli më i korruptuar i demokracisë hibride.

Rama ka në kontroll të gjitha institucionet, mënyra se si e drejton Shqipërinë ai, është e njëjta me Putinit. Pa institucione, pa ligje me grupe financiare që i drejton vet, të paktën Putini ka disa të drejta, ky i joni s’ka asnjë motiv, por modeli është thjesht i shefave postkomunist. Prandaj, gjykoj se opozita ka detyrë te ngrejë popullin kundrejt këtij modeli, opozita pas datës 6 mars të kthehet në punë, të hapin teza të reja.

E ardhmja e opozitës shqiptare është se duhet të mblidhen të gjithë faktorët të dalin në fushë, të gjthë ata që duan një Shqipëri ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy