
Politologu Nexhmedin Spahiu, takimin e takimin e djeshëm në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, e sheh si një përpjekje për të vendosur paqen në një atmosferë lufte.
Duke folur për MCN Live se çfarë kërkoi BE dhe nuk u pranua nga Kurti, Spahiu shtoi se nga deklaratat e Vuçiç drejtuar kombit dhe çfarë deklaroi Kurti në konferencën për shtyp, pa një qasje joserioze të Bashkimit Europian.
Qasje jo serioze për negociim të marrëveshjeve të arritura. Çështja e targave është negociuar para shumë vitesh.
Është diskutuar dhe vendosur, ka qenë joseriozitet i qeverive të mëparshme të Kosovës që nuk e kanë zbatuar atë. Duke e bërë fakt të kryer Serbia kërkon ta rinegociojë dhe stërzgjasë.
Çfarë kuptimi do kishte atë që tha Vuçiç se kam premtuar të mos lëshojë më targa ose të mos i regjistrojë dhe jo që të mos e bëjë menjëherë.
Ishte një lojë fjalësh, një zvarritje procesi, ky Kryeministri Kurti u tregua më dinjitoz dhe më i përpiktë në mbrojtje të interesit kombëtar të Kosovës.
Po ndërtohet një narrativë e tillë që Kurti nuk është i dëgjueshëm i Perëndimit, dëshirohet që të joshet Serbia që ta sulmojë Kosovën në mënyrë që më pas NATO të sulmojë Serbinë dhe të vendosë kontrollin mbi të.
Ose të joshet Serbia të sulmojë, ose me gjasë ajo nuk po dëshiron të nënshtrohet. Qëllimi i Amerikës dhe Perëndimit është ta fusë Serbinë nën kontroll siç është gjithë Europa, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Faktin se pas shumë debatesh dhe deklaratash Kurti në orët e vona të mbrëmjes ka pranuar të shtyjë me 48 orë vendimin për aplikimin e gjobave, deklaroi se të kërkosh shtyrje për dy ditë është kërkesë e arsyeshme.
Sipas tij, nuk është njësoj si të kërkosh 10 muaj dhe të mos kesh asnjë garanci se çfarë do të ndodhë pas 10 muajsh.
Mund të ketë lëvizje në skenën ndërkombëtare. Mund të ketë ndonjë zgjidhje kompromisi që në esencë ka se Serbia po heq dorë nga targat e veta për makinat në Kosovë.
Është një problem simbolik, jo praktik se pse po i merren taksat, në vend që ti vjelë Serbia, po i vjel Kosova.
Serbia shumë thjeshtë të gjithë atyre që u ka lëshuar automjetet me targa KM, mund t’iu lëshonte targat e ndonjë qyteti tjetër.
Është ana simbolike që Serbia do të tregojë se veriu i Kosovës nuk është Kosovë, por është diçka e veçantë.
Përmes Veriut kërkon ta bëjë Kosovën një shtet ku nuk do të ketë mundësi zhvillimi dhe prosperiteti që mund ta kontrollojë politikën e jashtme dhe të brendshme.
I pyetur se çfarë pritet të prodhohet në fund të gjithë këtij debate dhe kur afati për targat do të duhet të zbatohet dhe të nisë gjobitja, ai foli për përshkallëzim.
Mund të priten incidente dhe përshkallëzim të situatës, me strukturat paralele në Kosovë. Serbia ka një përpjekje për të mbajtur ndikimin e saj në Kosovë, rajon përmes veriut të Kosovës.



